Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Tension dhe gol në frymën e fundit, Lacio i heq fitoren Juventusit që dorëzohet me një lojtar më pak

GS 10/05/2025 2 Min. Lesezeit

Lacio ka barazuar 1-1 me Juventusin në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Seria A. Të dyja skuadrat luftuan për vendin e katërt, që të dërgon në Champions.

bandicam 2025-05-10 19-58-23-048

Juventusi po i shkonte afër fitores. Me fillimin e pjesës së dytë, Kolo Muani dërgoi “Zonjën” në avantazh. Festën e prishi Veçino me golin e barazimit në minutën e 96-të. Gjithçka u vështirësua për “Zonjën”, pasi Kalulu u largua me karton të kuq në minutën e 60-të.

Aktualisht vendi i katërt mbahet nga “Zonja”, por me aq pikë sa Lacio. Hysaj mungoi sot për Lacion, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq nga java e kaluar. Pas asistit që solli golin vendimtar të fitores së Lacios ndaj Empolit, mbrojtësi i Kombëtares u largua me karton të kuq.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

LAZIO 1-1 JUVENTUS

90+6′ Veçino – 52′ Kolo Muani

Goli i Kolo Muani: (VIDEO)

Karton i kuq për Kalulu: (VIDEO)

Goli i Veçinos: (VIDEO)

bandicam 2025-05-10 19-59-07-783

FORMACIONET ZYRTARE

Lacio: Mandas; Marusiç, Gila, Romanjoli, Pelegrini, Genduzi, Rovela, Isaksen, Dele-Bashiru, Zakanji, Kastejanos

Trajner: M. Baroni

Juventus: Di Gregorio; Savona, Renato Veiga, Kalulu, Alberto Kosta, Lokateli, Turam, Ueah, Niko Gonzalez, MekKeni, Kolo Muani

Trajner: I. Tudor

PANORAMASPORT.AL

Teilen: