Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Tensioni pas ‘El Clásico’-s, lojtarët e Real Madridit konfrontohen me Lamine Yamal

GS 26/10/2025 2 Min. Lesezeit

Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në javën e dhjetë të La Ligës, por jo gjithçka shkoi qetë pas ndeshjes. Sipas raportimeve, lojtarët Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal shkuan te Lamine Yamal për të diskutuar pas deklaratave provokuese të ‘yllit’ spanjoll.

Para takimit, Yamal kishte deklaruar se Real Madridi është një skuadër që “vjedh” dhe kjo është mënyra e tyre e lojës, gjë që kishte irrituar madrilenët. Ndërkohë, fitorja e Real Madridit i dha skuadrës tri pikë të rëndësishme dhe e çoi atë në krye të renditjes, me pesë pikë më shumë se ndjekësi i parë.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit është fokusuar edhe Vinicius duke iu drejtuar Yamal-it me fjalët: Fol tani!

 

 

Në mbështetje të Yamal-it doli shoku i tij i skuadrës, Frenkie De Jong, i cili deklaroi pas ndeshjes se Lamine nuk i kishte thënë ato fjalë.

“Lamine nuk e ka thënë se Real Madridi vjedh. Dikush tjetër aty në tabelën e Kings League e ka thënë…”, u shpreh De Jong

Konfrontimi mes lojtarëve tregon se tensioni në “El Clásico” nuk mbaron me vetëm 90 minutat e lojës, dhe komentet e ‘yjeve’ të rinj si Yamal mund të shkaktojnë përplasje edhe pas përfundimit të ndeshjes. Fitoreja e Realit siguroi avantazhin në tabelë dhe forcoi moralin e skuadrës, megjithatë rivaliteti me Barcelonën mbetet tepër i nxehtë.

Teilen: