• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Thuram nderon Interin, Bayerni mposht Chelsea-n, Liverpooli feston në frymën e fundit, ‘ok’ PSG

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Festival golash në mbrëmjen e dytë të raundit të parë të fazës së grupeve të Champions League. Emrat e mëdhenj si Bayern, PSG dhe Interi bënë detyrën, duke treguar ‘dhëmbët’ përballë kundërshtarëve të respektueshëm si Chelsea, Ajax dhe Atalanta, kurse Liverpooli fitoi në frymën e fundit 3-2 përballë Atleticos, që nga 2-0 që në minutën e 6-të barazoi 2-2 në Anfield, falë dy golave të Marcos Llorentes, por në fund mbeti pa pikë pasi në shtesë tundi rrjetë Van Dijk. Bavarezët iu imponuan 3-1 londinezëve në një ndeshje spektakolare në ‘Allianz Arena”, Interin e nderoi me dygolësh Thuram përballë Ajaxit, ndërsa kampionët në fuqi të Championsit e patën si shëtitje përballjen me Atalantën, të cilën e mposhtën 3-0. 

Ndeshjet:

Ajax – Inter 0-2

43′ Hakan Calhanoglu dërgon një krosim fantastik në zonë nga goditja e këndit. Marcus Thuram (Inter) ngrihet më lart se të gjithë dhe godet me kokë, duke dërguar topin pranë shtyllës së djathtë.

47′ – Gol! Hakan Calhanoglu dërgoi një krosim të shkëlqyer nga goditja e këndit. Pasimi perfekt gjeti Marcus Thuram (Inter), i cili me një goditje të saktë me kokë nga afër pikës së penalltisë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, 0-2.

Bayern Munich – Chelsea  3-1

21’ Zhbllokohet takimi edhe në ‘Allianz Arena’, Chalobah devijon në portën e tij pas kromimit të Olise-s.

27′ – Tjetër gol për Bayernin, Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

29′ – Reagim i shpejtë i Chelsea-t, Palmer përmbyll me gol një aksion model.

63’ – Harry Kane fantastik! Sulmuesi anglez përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe me një goditje të zgjuar shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin. 

Liverpool – Atlético Madrid 3-2

4’ – Zhbllokohet shpejt sfida në Anfield: Robertson kalon në epërsi Liverpoolin, 1-0.

6’ – Vjen shpejt goli i dytë, realizon Mohamed Salah. 

45-3′  – Llorente ngushton diferencën në 2-1 pa u mbyllur pjesa e parë.

83′ – Marcos Llorente (Atl. Madrid) e merr topin në hapësirë dhe nga kufiri i zonës lëshon një goditje që devijohet, duke kaluar përtej Alisson-it të pafuqishëm, 2-2.

 

PSG – Atalanta 4-0

3’ – Më pak se tri minuta lojë i mjaftuan PSG-së për të zhbllokuar rezultatin ndaj Atalantës: shënon Marquinhos. 

39′ – Gooool! Khvicha Kvaratskhelia (PSG) kalon mjeshtërisht mes kundërshtarëve dhe lëshon një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë. Marco Carnesecchi nuk pati asnjë mundësi ta ndalte. Rezultati shkon 2-0.

51′ – Vijon dominimi i PSG-së, Mendes shënon të tretin.

90+1′ – Shënon edhe Ramos, duke volosur fitoren e PSG-së.

 

 

Next Post

Thuram hero i Interit në Amsterdam, italianët marrin fitore komode ndaj Ajaxit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.