Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Tierri Henri shokohet pas golit të Açerbit: Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë, jam lodhur

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Legjenda franceze, Tierri Henri vazhdon të mbetet një nga tifozët më të çmendur të Barcelonës.

henri

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të blaugranava gjatë sezonit 2007-2010 dhe tashmë është në rolin e një analisti në studiot e “CBS Sports”. Padyshim sytë e të gjithë futbolldashësve ishin mbrëmë në “San Siro”, për të ndjekur një nga ndeshjat më të bukura në historinë e Championsit.

Në një video të publikuar në profilin e “CBS”, shihet Tierri Henri, Xhimi Karrager dhe Mikah Riçards. Francezi dëshpërohet në minutën e 93-të të sfidës, ku Açerbi realizon gol dhe dërgon ndeshjen në shtesë. 

“Çfarë po bën Açrbi aty. Kjo është ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Ndjehem i lodhur”, dëgjohet të thotë ai në video.

 BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Teilen: