Sunday, 16. August 2026
Sport

VIDEO/ Tifozët e Santosit i bëjnë pritje magjike, Nejmar shpërthen në lot gjatë prezantimit

GS 01/02/2025 1 Min. Lesezeit

Nejmar nuk mundi t’i mbajë lotët gjatë prezantimit të tij teksa u rikthye tek klubi i fëmijërisë Santosi të premten.  

Screenshot_1-3-780x439

Ylli brazilian u rikthye në vendlindje pas 12 vitesh ku me mijëra tifozë ishin mbledhur për ta mirëpritur ikonën e tyre, në një mënyrë spektakolare.  

ney

Nejmar ‘shpërtheu’ në lot duke folur para turmës, teksa tifozët po këndonin për idhullin e tyre. Kontrata e 32-vjeçarit me Al-Hilalin u ndërpre më herët gjatë kësaj jave pasi lëndimet ia humbën atij plotë 18 muaj futboll, duke e lënë jashtë fushave të blerta.  

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së pritet që ta nis periudhën e tij të dytë me Santosin gjatë muajit mars, kur do të nis të luhet kampionati brazilian 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: