Thursday, 12. March 2026
Sport

VIDEO/ Tifozët grekë e fyejnë në frëngjisht, Mbappe i ironizon: I dëgjova, por e kishin theksin të keq

GS 27/11/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shënoi 4 gola kundër Olimpiakosit duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij në Champions.

Golat e tij dhe performanca e jashtëzakonshme bënë që tifozët e klubit grek të shpërthenin kundër tij.

Gjatë ndeshjes, ata u përpoqën ta demoralizonin atë me brohoritje dhe fyerje në frëngjisht, megjithëse me një theks mjaft të pazakontë.

“Po, po, i dëgjova”, tha Mbape duke buzëqeshur pas ndeshjes. “Ata po flisnin frëngjisht, që ishte… le të themi e dyshimtë. Theksi ishte vërtet i keq, por kjo është pjesë e lojës. Isha i përqendruar në atë që duhej të bëja, në mënyrën më të mirë për të ndihmuar ekipin”, përfundoi Mbappe.

Teilen: