Vusal Isgandarli ka gjetur golin për Boluspor kundër Gallatasarajit. Ish-sulmuesi i Egnatias shfrytëzoi një pasim në zonë, për të dërguar topin në rrjetë.
Luhej minuta e 12-të e takimit, kur Isgandarli nuk gaboi. Sfida ndërkohë ka vlerë për raundin e dytë në Kupën e Turqisë.
Kujtojmë se në merkaton e janarit, 29-vjeçari konsiderohej një alternativë për sulmin e Tiranës nga mediat turke. Isgandarli u afrua te Boluspor nga Egnatia para 1 viti.
Goli i Isgandarlit kundër Gallatasarajit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL