Liverpuli vazhdon marshimin drejt titullit kampion teksa sot ka çuar në +16 diferencën me Arsenalin ndjekës.
Të kuqtë kanë mundur me shifrat 3-1 Sauthemptonin, jo pa vuajtje, pasi e kanë parë veten në disavantazh. Por Darvin Nunjez e më pas dy penallti të realizuara nga Salah, i dhanë suksesin 3-1 skuadrës së Arne Slot.
Për t’u theksuar sot edhe fitorja në minutat shtesë e Brajtonit ndaj Fullhemit, pasi “pulëbardhat” kanë arritur Çelsin në vendin e pestë në renditje.
REZULTATET
Brajton-Fullhem 2-1
41′ Van Heke; 90’+8′ Zhoao Pedro / 35 Himenez
Kristal Palas-Ipsuiç 1-0
82′ Sarr
Liverpul-Sauthempton 3-1
51′ Nunjez, 54′ (p), 88′ (p) Salah / 45’+1′ Smollboun
Goli i Smollboun (VIDEO)
Goli i Nunjez (VIDEO)
Goli i parë i Salah (VIDEO)
Goli i dytë i Salah (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL