Monday, 13. April 2026
Sport

VIDEO/ Tjetër fitore e Leverkusenit, skuadra e Xhakës mposht Këlnin dhe kryeson e vetme kampionatin

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Bajer Leverkuseni ka marrë një tjetër fitore në Bundesligën gjermane.

QV1RYj4MUIdZ2ET

Ekipi i Çabi Alonsos ka mposhtur me rezultatin 3-0 Këlnin në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit gjerman.

Golat u shënuan nga Hofman në të 22′, Frimpong në të 32′ dhe në të 67′ Boniface vulosi sfidën. Granit Xhaka duket se është kthyer në titullarin e padiskutueshëm teksa ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Leverkuseni ka bërë një start fantastik teksa deri tani numëron 6 fitore dhe 1 barazim me Bajernin e Mynihut. Aktualisht ata ndodhen në vendin e parë me 19 pikë.

GOLI I HOFMAN (VIDEO)

GOLI I FRIMPONG (VIDEO)

GOLI I BONIFACE (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: