Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Tjetër gol për sulmuesin e Kombëtares në Rusi, Daku i jep fitoren Rubin Kazanit në minutat e fundit

GS 19/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku është padyshim njeriu i momentit te Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Rusi, kësaj radhe kundër Akron Togliatti.

Në minutën e 90’ të takimit, pas një krosimi në zonë, topi ngeli në rrëmujë dhe Daku u ndodh në vendin e duhur, në kohën e duhur për ta shtyrë drejt portës, që kaloi dhe vijën fatale. Ky ishte goli i përmbysjes për Rubinin, që në fund siguroi tre pikët, pikërisht falë Dakut.

Kështu 26-vjeçari shqiptar shkon në kuotën e katër golave, pas 5 ndeshjeve të luajtura, duke u renditur i dyti në garën e golashënuesve në Rusi dhe gjithashtu ka bindur drejtuesit e Rubin Kazanit, të cilët në verë tentuan ta shisnin.

Teilen: