Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, ka rrëmbyer sërish skenën në Bundesligën 2 të Gjermanisë, me fanellën e Elversberg, teksa shënoi dhe asistoi në duelin ndaj Karsruher, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 3-2.
Asllani në 3 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin gjerman, ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe ka regjistruar 2 asiste, duke e nisur në mënyrë spektakolare këtë aventurë me klubin bardhezi.
Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari luan si i huazuar nga klubi i Hofenhemit, ndërkohë që sezonin e shkuar ishte pjesë e Austrisë së Vjenës ku arriti të shënonte 4 gola në 19 ndeshje.
FISNIK ASLLANI 🇩🇪🇽🇰🇦🇱(2002) DRAWS LEVEL WITH A GREAT FINISH!!!
📽️ @PushGoalspic.twitter.com/AoDykZi7G2— Football Report (@FootballReprt) August 23, 2024
PANORAMASPORT.AL