Mançester Junajtid është shumë pranë përfundimit në mënyrë katastrofike të këtij sezoni. “Djajtë e kuq” kanë pësuar sot një humbje të rëndë me shifrat 4-0 përballë Kristal Palas dhe e shohin veten në vendin e 9 në renditje, jashtë zonës së Europës dhe në rrezik për të qëndruar një vit pushim nga kompeticionet ndërkombëtare.
Skuadra e Ten Hag kishte mungesa të mëdha në ndeshjen e sotme, aq sa Kasemiro rreshtohej si qendërmbrojtës. Por paraqitja që ajo shfaqi në transfertë ndaj Palas ishte jashtëzakonisht e dobët dhe vendasit nuk e kishin të vështirë të shënonin nga dy gola në secilën pjesë loje për të vulosur një fitore bindëse 4-0.
Kështu, Mançester Junajtid, pësoi humbjen e 13 të këtij kampionati, duke mbetur në vendin e 8-të, me pikë të barabarta me Çelsin, dy pikë larg vendit të 6 që siguron praninë në Ligën e Konferencës.
GOLI I OLISEH (VIDEO)
GOLI I MATETA (VIDEO)
GOLI I MITÇËLL (VIDEO)
GOLI I DYTË I OLISEH (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL