Sulmuesi i Mançester Sitit, Omar Marmush, rrëmbeu skenën me një gol spektakolar të realizuar në minutën e 14-të në duelin ndaj Bërnëmuth e fvlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës.
Egjiptiani lëshoi një predhë nga distanca, teksa topi mori një trajektore befasuese, duke përfunduar në trekëndëshin e portës të mbrojtur nga Kepa.
Një gol për vitrinë ky i 26-vjeçarit, teksa ishte i shtati në 15 ndeshje me fanellën e Sitit. Për më tepër shikoni videon.
— browlandpro (@browlandpro) May 20, 2025
PANORAMASPORT.AL