Leçe i ka dhënë lamtumirën shumë shpejt këtij edicioni në Kupën e Italisë, teksa është eliminuar që në raundin e tretë të turneut përballë një klubi të Serisë B, për më tepër në një ndeshje të luajtur në fushën e saj.
Ylber Ramadani, pas situatës së krijuar në fundjavë ku shpërtheu në sharje ndaj trajnerit Goti pas zëvendësimit, këtë herë u la në pankinë në takimin kundër Sasuolos. Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte klubi i Leçes pasi Sasuolo gjeti golin me Muaremoviç në pjesën e parë dhe me D’Andrea në të dytën, duke siguruar kalimin në turin tjetër.
Ramadani ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina, pasi nuk u aktivizua nga trajneri Goti, teksa debutimin në fushë me fanellën e Leçes e bëri në 10 minuta e fundit Luis Hasa, i afruar gjatë verës në radhët e këtij klubi.
GOLI I MUAREMOVIÇ (VIDEO)
GOLI I D’ANDREA (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL