• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Trazira nuk ka vetëm në Milano, ultrasit e Antwerp shkaktojnë “panik” në rrugët e Portos

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshjet e kësaj të marte, të vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Champions League, duket të jenë vërtetë të “çmendura”, teksa përveç përplasjes në fushën e blertë, grupe të ndryshme ultrasish kanë filluar të përplasen në rrugët e qyteteve.

Kështu, pas përplasjes mes ultrasve të Milan, “Curva Sud” me ata të PSG-së, ku i plagosur me thikë mbeti 1 tifoz francez, por edhe një polic italian, trazira rrugëve të qytetit, në mbrëmjen e së hënës raportohet të kenë ndodhur edhe në Porto, aty ku 300 tifozë belg janë nisur në mbështetje, të skuadrës së tyre, Antwerp.

Ultrasit belg ishin në qendër të qytetit dhe krijuan kaos duke shkaktuar shumë dëme materiale në dyqane, madje një pjese e tyre raportohet se kanë hedhur objekte, si dhe flakadën, në drejtim të banesave, duke dëmtuar jo në pak raste edhe çatitë e këtyre të fundit.

Ndërkaq, të “pafuqishëm” për të ndërhyrë, autoritetet vendase këshilluan qytetarët të mbyllin dyqanet e bizneset e tyre, për t’i shpëtuar trazirave në qendrën e qytetit, të paktën deri në momentin e nisjes së ndeshjes.

SHIKONI PAMJET:

Next Post

VIDEO/ Pas tifozerive të Milanit dhe PSG-së, shpërthejnë fansat e dy skuadrave të tjera që do të përballen në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.