Spanja ka nisur me një fitore të thellë 5-0 miqësoret përgatitore para Euro 2024. Kundërshtarët e Shqipërisë në grupin e aktivitetit që nis javën e ardhshme, kanë mundur me rezultatin e thellë 5-0 modestët e Andorrës.
Perez shënoi golin e vetëm të pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën protagonist u bë zëvendësuesi Ojarzabal. Brenda 20 minutash ai tundi tre herë rrjetën e portës kundërshtare, duke thelluar diferencën për skuadrën e tij ndërsa në fund Feran Torres shënoi golin e pestë që vulosi fatin e ndeshjes.
Trajneri De La Fuente, i cili dje rinovoi kontratën me Spanjën, kishte lënë jashtë të gjithë lojtarët e Real Madrid, të cilët kishin pasur më shumë ditë pushim pas fitores së Ligës së Kampioneve.
GOLI I PEREZ (VIDEO)
GOLI I PARË I OJARZABAL (VIDEO)
GOLI I DYTË I OJARZABAL (VIDEO)
GOLI I TRETË I OJARZABAL (VIDEO)
GOLI I TORRES (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL