Borusia Dortmund ka triumfuar me shifrat 3-2 kundër Mynshengladbah në javën e 30-të të Bundesligës.Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 24-të me Itakurën, ndërsa verdhezinjtë u zgjuan në fundin e pjesës së parë duke shënuar 3 gola brenda 9 minutave. Girasi ishte i parë që shënoi, më pas Nmecca dhe Svenson. Goli tjetër për Gladbah u realizua me penallti nga Stoger në të 56-ën.
Me këtë fitore, skuadra e Kovaç ngjitet në vendin e 7-të me 45 pikë duke iu afruar zonës Champions.
PANORAMASPORT.AL