Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin përballë Atletikos të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Reali gjeti shpejt avantazhin me anë të Rodrigos që në minutën e katërt të ndeshjes pas një aksioni individual të brazilianit. Barazimi do të vinte po në pjesën e parë me një tjetër gol spektakolar të shënuar nga Hulian Alvarez.
Atletiko dukej më mirë dhe nisi pjesën e dytë me më shumë ritëm, duke kërkuar golin e avantazhit. Por ai do të vinte në anën tjetër me një lëvizje mbresëlënëse të Brahim Diaz, i cili shënoi në portën e Oblak i rrethuar nga mbrojtësit.
Më pas, Reali u mbrojt me kujdes duke tentuar vetëm kundërsulmet, për të mbyllur ndeshjen me fitoren minimale 2-1 dhe për të siguruar një avantazh minimal para duelit të kthimit në fushën e Atletikos.
REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 2-1
4′ Rodrigo, 55′ Brahim Diaz / 32′ Alvarez
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Real Madrid.
90’+1’ Mbape ka mundësinë të pasojë për Vinicius para portës por pason në mënyrë të gabuar dhe më pas Modriç gjuan në duart e Oblak. (VIDEO)
84’ Reali tërhiqet në gjysmëfushën e tij duke i lëshuar hapësirë Atletikos për të tentuar kundërsulmet me Mbape e Vinicius.
76’ Seri zëvendësimesh nga të dy skuadrat, që kanë ulu ritmin e sfidës në këto minuta.
65’ Mendi del në sulm dhe provon portën nga distanca, Oblak pret i qetë. (VIDEO)
61’ Një tjetër mundësi për Atletikon kur Himenez me një gjuajtje fluturimthi çon topin mbi traversë. (VIDEO)
60’ Grizman lëshon një diagonale nga e djathta, sfera devijohet nga Kurtua dhe kalon pasqyrën e portës. (VIDEO)
55’ GOOOL REAL MADRID! Brahim Diaz merr topin në të majtën, driblon mes disa lojtarësh dhe lëshon një gjuajtje të shkëlqyer në shtyllën e dytë për të kthyer në avantazh ekipin e tij. (VIDEO)
54’ De Pol ka mundësinë të gjuajë në zonë, por tentativa e tij bllokohet nga Mendi.
47’ Mbape gjuan nga distanca, pa forcë për të shqetësuar Oblak.
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes ekipeve.
45′ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
45’ Valverde nga e djathta del në sulm dhe gjuan, por Oblak nuk e ka të vështirë të kontrollojë topin në shtyllën e parë.
42’ Presing i lartë i Atletikos që nuk lejon Realin të dalë në sulm në këto minuta.
32’ GOOOL ATLETIKO MADRID! Alvarez merr topin në të majtën, shmang Kamavingan dhe lëshon një gjuajtje në shtyllën e dytë, e pakapshme për Kurtua! (VIDEO)
27’ Simeone nga e djathta pason në qendër ku Valverde largon topin duke shpëtuar katërkëndorin e më pas Barrios lëshon një gjuajtje që nuk gjen portën. (VIDEO)
22’ Vinicius sheh hapësirë para zonës dhe tenton të gjejë portën, por tentativa është e lehtë dhe nuk shqetëson Oblak. (VIDEO)
18’ Në goditjen pasardhëse nga këndi, Simeone gjuan i vetëm në zonë por gabon plotësisht kontaktin me topin.
17’ Atletiko sulmon me Alvarez, pasimi i tij për Lino ndalet nga Rudiger.
13’ Vinicius gjen hapësirë në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër nuk mbërrin Mbape para portës.
10’ Driblim spektakolar i Brahim Diaz në mesfushë, lojtarët e Atletikos detyrohen ta ndalin me faull. (VIDEO)
7’ Rodrigo përsëri djeg në shpejtësi Galan dhe futet në zonë ku rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari nuk akordon penallti për “los blancos”.(VIDEO)
4’ GOOOL REAL MADRID! Rodrigo i “lë targën” Galan me shpejtësi në krahun e djathtë, gjen hapësirë në qendër dhe gjuan duke mposhtur Oblak. (VIDEO)
1’ Nis dueli pas një minutë heshtje në kujtim të ish-futbollistit Havier Dorado që u nda nga jeta pak ditë më parë .
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Mendi; Tçuameni, Kamavinga; Brahim Diaz, Rodrigo, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
ATLETIKO MADRID: Oblak, Galan, Lengle, Himenez, Jorente, De Pol, Barrios, Xhu, Siumeone, Lino, Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone
PANORAMASPORT.AL