Beshiktashi arriti një triumf dramatike me rezultatin 2-3 në duelin e parë ndaj Dinamos së Kievit, të vlefshëm për “play off”-in e Ligës së Konferencës.
Protagonist në këtë përballje u bë dhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica. I hedhur nga stoli në minutën e 64-t, sulmuesi 27-vjeçar dha kontributin e tij të çmuar në këtë triumf, duke asistuar për golin e fitores të realizuar nga Zajnutdinov në minutën e 95-të.
Një nisje fantastike për Rashicën, teksa vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e dytë e tij me fanellën e Beshiktashit. Ai u aktivizua edhe 32 minuta në duelin e kampionatit ndaj Pendikspor, teksa kërkon të fitojë vendin e titullarit te bardhezinjtë.
GOOOLLLL! Dinamo Kiev 2-3 Beşiktaş
⚽ 90+4′ Bakhtiyor Zaynutdinov
ÜLKE PUANI! 🇹🇷🇹🇷 pic.twitter.com/b2i8AwRfkr
— Anlık Goller (@trivelaspors35) August 24, 2023
PANORAMASPORT.AL