Bregu i Fildishtë është shpallur kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të tretë në histori. “Elefantët” mposhtën me përmbysje 2-1 Nigerinë në finalen e zhvilluar në stadiumin “Alassane Ouattara të Abidjan.
Një sukses i merituar ky që u kurorëzuar me ngrintjen lart të trofeun, të cilin e kishin fituar më parë edhe në vitet 1992 dhe 2015, teksa ishte i pari në tokën vendase për Bregun e Fildishtit.
Një finale emocionuese, e zhbllokuar në minutën e 38-të nga Trust- Ekong, por Bregu i Fildishtë gjeti forca për të përmbysur rezultatin.
Frank Kesi barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për “Elefantët” e shënoi sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Haller, tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL