PSG-ja vazhdon marshimin në Ligën 1 franceze, teksa mbrëmjen e sotme mposhti skuadrën e Montpelie me rezultatin 3-0, duke regjistruar triumfin e katërt radhazi dhe të 7-tin në 11 javë.
Pjesa e parë e përballjes së sotme u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të Li Kang-In, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kryeqytetasit shënuan edhe 2 gola të tjetër me Zaire Emeri dhe Vitinjën në minutat 58 dhe 66.
PSG-ja kryeson momentalisht kampionatin me 24 pikë ne 11 javë, 2 më shumë se Nisë që ka një ndeshje më pak.
Duelin e radhës PSG e luan në transfertë ndaj Reim, teksa Monpelie do të përballet me Nisën.
PANORAMASPORT.AL