• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ “Tulipanët” luajnë “poker”, Holanda “çmonton” Kanadanë në testin para Evropianit

07/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Po rikthehen gradualisht aty ku e kanë vendin, në majën e futbollit evropian “Tulipanët” e Holandës e kanë nisur në mënyrë më të mirë këtë minifazë përgatitore, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në mitikun “De Kuip”, të Roterdamit, djemtë e Ronald Koeman kanë mundur me rezultatin e thellë, 4 me 0, përfaqësuesen e Kanadasë.

Golat për “Tulipanët” erdhën të gjithë në pjesën e dytë, me “fantazistin” Memphis Depay, që çeli “festivalin” e rrjetave, në minutën e 50’-të të sfidës, për të vijuar më pas me anësorin, Jeremie Frimpong, “bomberin”, Wout Weghorst dhe liderin e mbrojtjes, Virgil van Dijk, në minutat 57’, 63’ e 83’, duke “vulsor” kështu rezultatin e përgjithshëm, 4 me 0.

Pas kësaj fitoreje, djemtë e Ronald Koeman do të fillojnë përgatitjet për miqësoren e radhës, atë të 10 qershorit, ndaj Islandës, që do të zhvillohet po në arenën “De Kuip”, për të filluar më pas përgatitjet e fundit, për sfidën e parë në rrugëtimin e tyre, në Evropianin e Gjermanisë, ndaj “Shqiponjave të Bardha”, të Polonisë, më 16 qershor. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT

Goli i Memphis Depay, 1-0 

Goli i Jeremie Frimpong, 2-0 

Goli i Wout Weghorst, 3-0

Goli i Virgil van Dijk, 4-0

Next Post

Investim për të ardhmen, “Djajtë” duan në “Teatrin e Ëndrrave”, talentin brazilian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.