Wednesday, 18. February 2026
Sport

VIDEO/ U shpallën kampionë nga “divani”, shikoni momentin ku lojtarët e Sitit mësuan për fitimin e titullit

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti u zyrtarizua matematikisht kampion, pa qenë e nevojshme të zbriste në fushën e lojës. “Qytetarët” e Pep Guaardiolës e festuan këtë kurorëzim nga “divani”, për shkak të humbjes së Arsenalit në transfertë ndaj Notingham Foresit me rezultatin 1-0. siti festaSiti fitoi titullin kampion të Premier Ligës për herë të nëntë në historinë e tyre dhe 3 radhazi në pesë vitet e fundit. Ndërkohë për sa i përket festës spontane të ditës së sotme, lojtarët e Pep Guardiolës ishin mbledhur në një dhomë duke parë ndeshjen e Notingham kundër Arsenalit në TV.  Ishte fitorja e Forestit që i kurorëzoi matematikisht kampionë dhe kur arbitri dha bilbilin e fundit, lojtarët shpërthyen në festime. Ky moment është publikuar edhe nga vetë klubi në faqen zyrtare. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: