Një incident i paprecedent ka ndodhur në San Paulo, aty ku disa ultras të Korinthiasit kanë sulmuar një nga futbollistët e skuadrës së tyre. Në fakt, njëri ka qenë objektivi të cilin kanë sulmuar në hotel por brenda dhomës janë përballur me një situatë jo të zakonshme.
Ultrasit kanë ndërprerë orgjinë e futbollistit të skuadrës së tyre, Luan Giljerme i cili së bashku me disa futbollistë të tjerë kishin marrë 10 vajza në dhomë. Ndërkohë, Luan Giljerme nuk ka shpëtuar mirë pasi është dhunuar nga ultrasit duke u përgjakur.
Vetë futbollisti e ka publikuar diçka të tillë në rrjetet sociale ndërkohë që akti i tifozëve është dënuar edhe nga klubi i Korinthiasit. Futbollisti u sulmua nga tifozët e tij për shkak se pretendohej që lojtari po luante nën nivelin që duhet dhe nuk po e përfaqësonte denjësisht fanellën që ai mban veshur.
simplesmente luan guilherme. pic.twitter.com/Ks38hTHur7
— @duwtra 🦅 (@dutranjr) July 5, 2023
PANORAMASPORT.AL