Saturday, 14. February 2026
Sport

VIDEO/ Vajadolidi i jep “leksion” kampionëve të Barcelonës, skuadra e Çavit ngushëllohet me golin e… Levandovskit  

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Kampionët e Barcelonës duket se kanë marrë pushimet verore pas sigurimit të titullit kampion. Katalanasit u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Vajadolidi me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e 36-të të La Ligës.   btxNWOAj77wPgiVKjo ishte disfata e dytë radhazi për skuadrën e Çavit dhe e pesta në kampionat në këto 36 javë.   Autogoli i shkaktuar nga Kristensen zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Larin dyfishoi shifrat në minutën e 22-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në minutën e 73-të, ishte Plata që shënoi golin e tretë.  Golin e nderit për Barcelonën e realizoi Levandovski në minutën e 84-t. Sfidën e radhës kampionët e La Ligës do e luajnë në shtëpi ndaj Majorkës së Vedat Muriqit.  VAJADOLIDPANORAMASPORT.AL

Teilen: