Milani mposhti me rezultatin minimal 1-0 Veronën, në duelin e vlefshëm për javën e 25-të të Serisë A. Golin e fitores për skuadrën e Konseinsaos e shënoi meksikani Himenez, në minutën e 75-të, pas asistit të Leaos, sulmuesi nuk fali me portën bosh.
Ky ishte goli i dytë i Himenez me fanellën e Milanit. Për kuqezinjtë kjo ishte fitorja e 11-të në 24 javë. Duelin e radhës, Milani do e luajë në transfertë ndaj Torinos.
FT: MILAN-VERONA 1-0
S. Himenez 75′
GOLI I HIMENEZ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL