Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Viti i duhur për Totenhemin? Londinezët me “mallkimin e trofeve” fitojnë përsëri dhe janë të vetëm në kreun e Premier Ligës

GS 23/10/2023 2 Min. Lesezeit

Tashmë Totenhem nuk mund të fshihet më. Klubi londinez ka siguruar sot një tjetër fitore dhe është i vetëm në kreun e renditjes së kampionatit anglez.

son totenhem

Pakkush do ta kishte menduar këtë në fillimin e këtij sezoni, kur drejtimin e skuadrës e mori Ante Postekoglu ndërsa nga radhët e ekipit u largua Herri Kejn. Por duket se këto ishin lëvizjet e duhura për skuadrës e cila pa shumë trysni, po tregon nga java në javë se mund të jetë një pretendente serioze për titullin kampion,

Me fitoren e sotme 2-0 ndaj Fullhem, skuadra mori e vetme kreun me 2 pikë avantazh ndaj Siti dhe Arsenalit që e ndjekin. Goli i Son në pjesën e parë dhe i Medison në të dytën i dhanë një sukses të qetë ekipit, i cili ka kaluar çdo pritshmëri dhe pas 9 javëve të para regjistron 7 fitore e 2 barazime.

Padyshim kjo ka shtuar edhe pritshmërinë për tifozët, të cilët nuk i gëzohen një trofeu që nga viti 2008 (Kupa e Ligës), teksa nuk kanë festuar një titull kampion që nga viti i largët 1961.

GOLI I SON (VIDEO)

GOLI I MEDISON (VIDEO)

sdasdsdadsadsa

PANORAMASPORT.AL

Teilen: