Eintrachti i Frankfurtit fitoi thellë 2-4 në fushën e Hostiel Kiel, duke ruajtur vendin e dytë në renditjen e Bundesligës, madje me një diferencën vetëm prej një pikë me Bayernin e Mynihut, që u ndal në barazim 1-1 me Leverkusenin.
E zhbllokoi për miqtë rezultatin Marmoush në minutën e 25-të, por Machino barazoi me 11-metërsh në të 31-tën.
Pjesa e dytë nisi me gol për Eintrachtin e Frankfurtit, pasi shënoi Matanovic, por Machino ktheu përkohësisht baraspeshën në të 50-tën.
Pas këtij momenti, ndeshja foli për miqtë që realizuan dy gola të tjerë me Marmoush dhe Tuta.