Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Kaljarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 26-të.
Goli i Duzhan Vlahoviç në minutën e 12-të i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Tiago Motës, që e shikon veten në vendin e katërt me 49 pikë, dy më shumë se Lacio e vendit të pestë.
Në duelin e radhës Juventusi do të presë Veronën në shtëpi.
FT: KALJARI-JUVENTUS 0-1
Valhoviç 12′
GOLI I VLAHOVIÇ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
KALJARI (4-3-2-1): Kaprile; Zapa, Mina, Luperto, Auxhelo; Adopo, Makumbu, Deiola; Zortea, Feliçi; Pikoli.
Trajner: Davide Nikola
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Kopmainers; Konseisao, MekKeni, Jilldiz; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota
PANORAMASPORT.AL