Saturday, 18. July 2026
Sport

VIDEO/ Vrapoi në fushë për rreth dy minuta, dalin pamjet se si mesfushori i Dortmundit rrëzon tifozin

GS 02/06/2024 1 Min. Lesezeit

Fillimi i finales së Champions-it ishte dështim në organizim, pasi tre tifozë kanë pushtuar fushën duke vrapuar. Ndeshja ndaloi për rreth tre minuta derisa u desh ndërhyrja e sigurimit për t’i larguar ata nga fusha. 

page-4-780x439

Por njëri nga tifozët thuajse shkeli gjithë fushën duke mos u penguar nga askush dhe sigurimi nuk ndërhynte për ta ndaluar. U desh ndërhyrja e mesfushorit austriak Marsel Sabicer që tifozi të rrëzohej. 

Edhe kur tifozi deshi t’i ikë sigurimit për të vazhduar vrapin, ishte sërish Sabicer që e pengoi atë duke mos e lënë të ngrihej nga fusha. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: