Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Zhbllokohet finalja, Troost-Ekong nderon “Shqiponjat e Gjelbërta”

GS 11/02/2024 1 Min. Lesezeit

Pas shumë e shumë përpjekjeve të “Elefantëve” të Bregut të Fildishtë, për të zhbllokuar finalen e Kupës së Afrikës, ndaj “Shqiponjave të Gjelbërta”, të Nigerisë ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, mirëpo jo nga vendasit.

“Shqiponjat” e Nigerisë kanë arritur të marrin avantazhin, me gjuajtjen e parë në portë, teksa pas një rrëmuje në zonën e Bregut të Fildishtë, qendërmbrojtësi, William Troost-Ekong kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN

Teilen: