Prej orës 18:00, në “Arenën e Demave” po zhvillohet supersfida e javës së 12-të të Kategorisë Superiore, mes “të kuqve” të Partizanit e “kuqebluve” të Vllaznisë, ndeshje e cila deri më tani po rezulton të jetë spektakolare.
Në minutën e 20′ ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, teksa pas një rrëmuje në zonën e “shkodranëve” përfiton “fantazisti” i mesfushës së “Demave”, Arinaldo Rrapaj, i cili me një goditje potente ndëshkon miqtë, duke i dhënë të tijve avantazhin. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: