PSG-ja vijon arratinë në kampionat, teksa mbrëmjen e së shtunës mposhti Lilën e Edon Zhegrovës me rezultatin 3-1, duke thelluar diferencën në +11 pikë nga ndjekësit e Nisës. Titulli kampion duket një formalitet për skuadrën e Luis Enrikes, që po shihet që nuk ka rivalë në këtë sezon.
Pavarësisht se Lilë kaloi e para në avantazh me Jaziçin në minutën e 6-të, PSG-ja përmbysi rezultatin që në pjesën e parë me Gonçalo Ramos dhe autogolit të Aleksandros, në minutat 10 dhe 17.
Për të “vulosur” sfidën mendoi Kolo Muani në minutën e 80-të. Për sa i përket Edon Zhegrovës, shqiptari i Kosovës, qëndroi në fushë 67-të minuta, teksa nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në këtë përballje.
PANORAMASPORT.AL