Më në fund ka dalë në skenë edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili përveç cilësive që mbart si futbollist, shpesh shpalos edhe një karakter kompleks për tu menaxhuar.
Zhegrova ka shënuar sot golin e parë sezon me skuadrën e Lilës në kampionatin francez. Lila ka fituar 2-0 në transfertë ndaj Le Havre. Në minutën e 40-të Zhegrova shënon golin e parë të ndeshgjes, por edhe të tijin në këtë sezon të ri në Ligën 1. Ndërsa goli i dytë për skuadrën e sulmuesit kosovar të Lilës erdhi nga një autogol i Salmier në minutën e 52-të. Ky zhbllokim i Zhegrovës mund të jetë një ogur i mirë edhe për Përfaqësuesen kosovare në paraqitjet e tetorit.
GOLI I ZHEGROVËS (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL