Kërkonin me ngulm fitoren, për të ruajtur fuqishëm pozitat në vendin e parë të tabelës së Serie A, mirëpo 3 pikët nuk kanë ardhur. “Bardhezinjtë” e Juventus nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në “Allianz Stadium”, ndaj “Të Kaltërve” të Empoli, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit.
Golat erdhën në minutat 50’ e 70’ të sfidës, ku të parët shënuan vendasit e teknikut Massimiliano Allegri, me “bomberin” serb, Dusan Vlahovic, që dërgon topin në rrjetë e më pas ishte talenti italian, Tommaso Baldanzi, i cili shtyn sferën pas shpatullave të portierit Szczesny për të barazuar gjithçka në “mitikun” e Torinos.
Falë këtij rezultati, Juventus mbetet në vendin e parë të tabelës, me 53 pikë, 2 më shumë se “Zikaltërit” e Inter, të cilët tashmë kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtuar se “Bardhezinjtë”. Në krahun tjetër, Empoli është rikthyer se rezultatet pozitive dhe tashmë ngjitet në kuotën e 17 pikëve, vetëm 1 pikë larg mbijetesës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: