• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Zvicra i jep leksion futbolli, Italia eliminohet me turp nga Euro 2024

29/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zvicra ka mposhtur Italinë me shifrat 2-0 duke e eliminuar nga Europiani.

jhg

Goli i parë erdhi në minutën e 37-të nga Frojler i cili vendosi pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, ku Vargas ndëshkoi portierin Donaruma.

Pavarësisht përpjekjeve të axurrëve për të barazuar ata nuk ja dolën duke u larguar me turp nga Europiani. Një zhgënjim i vërtetë për që cilësohej si një nga pretendentet në nisje të këtij turneu.

ZVICËR 2-0 ITALI

37′ Frojler, 46′ Vargas

NGJARJET KRYESORE

90’+3′ Mbyllet sfida, fiton Zvicra dhe eliminohet Italia!

90′ Akordohen 2 minuta shtesë

86′ Faxhioli i lë vendin Fratezit.

78′ Embolo dhe Ndoje lënë fushën, zëvendësohen nga Duah dhe Sierro.

75′ Largohen Kristante dhe Darmian, ka minuta për Pelegrinin dhe Kambiason.

75′ Skamaka ka një mundësi të mirë për të shkurtuar diferencën, por godet vetëm shtyllën e majtë. (VIDEO)

73′ Retegi gjuan drejt portës së Zomerit dhe topi shkon drejt e në duart e portierit. (VIDEO)

72′ Dy ndryshime tek Zvicra! Largohen Vargas dhe Rieder, në lojë futen Zuber dhe Sterzhiu.

64′ Barela largohet nga fusha, në lojë futet Retegi.

57′ Mançini shkakton faull kundër Rieder dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Rodrigez mbledh një pasim të përsosur dhe godet topin nga larg, por gjuajtja e tij është e bllokuar nga një futbollist i Italisë.

52′ Zakanji ekzekuton goditjen e këndit, por njëri nga mbrojtësit reagon mirë dhe largon topin me kokë.

46′ GOOOL ZVICËR 2-0/ Një prekje e parë e shkëlqyer nga Ruben Vargas, i cili mbledh një pasim të shkëlqyer dhe nga buza e zonës dërgon topin në këndin e sipërm djathtas (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ El Sharaui shkakton faull kundër Sher dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ GOOOL ZVICËR 1-0/ Frojler gjen hapësirë në zonë dhe nuk heziton të lëshojë një goditje e cila përfundon në këndin e poshtëm të majtë duke mposhtur Donarumën. (VIDEO)

35′ Barela shkakton faull kundër Rieder dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ Rodriguez gjuan nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

24′ Embolo merr një pasim të saktë dhe godet drejt mesit të portës, por Donaruma i mohon golin me një pritje të mirë. (VIDEO)

19′ Barela gjuan nga goditja e lirë, por Di Lorenco nuk arrin ta gjejë topin në zonë i cili më pas shkon jashtë. (VIDEO)

18′ Embolo kroson topin në zonë por Donaroma del jashtë portës dhe e pret. (VIDEO)

14′ Aebisher e dërgon topin në zonën e penalltisë nga një goditje e lirë disa metra jashtë zonës, por portieri Donaruma bën detyrën duke e pritur. (VIDEO)

9′-11′ Barela kërkon ndihmën mjekësore pasi duket se pëson një lëndim të lehtë dhe mund të vazhdojë ndeshjen. (VIDEO)

6′ El Sharaui merr një top të shkëlqyer, por nuk arrin ta kontrollojë si duhet dhe një mbrojtës ja largon nga këmbët.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

dhfh

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mourinho kërkon në Stamboll “yllin” e sulmit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.