Sunday, 3. May 2026
Sport

Videoja virale në rrjet/ Goli i Zakanjit në minutën e 98-të, komentatori italian bërtet aq fort dhe… “mbytet”

GS 25/06/2024 1 Min. Lesezeit

Matia Zakanji ishte heroi i Italisë i cili në minutën e 98- të me një goditje “alla Del Piero” barazoi Kroacinë dhe kualifikoi “Axurrët” në 1/8-at e Europianit, si skuadra e dytë e Grupit B. MixCollage-25-Jun-2024-12-51-PM-4091Ky moment ka ngritur peshë zemrat e të gjithë italianëve por edhe tifozëve të tyre. Viral është bërë edhe komentatori i njohur i Sky Sports, Fabio Karesa i cili bërtiti aq fort pas golit saqë u mbyt.

“Zakanji, Zakanji, mrekullia e Zakanjit! Kolla.. po vras ​​veten… kjo është një mrekulli miku im”, tha Karesa gjatë komentit. Më pas ai e mbylli lidhjen duke bërë shaka: “Sa na bën të vuajmë ky top”…

PANORAMASPORT.AL

Teilen: