Wednesday, 1. April 2026
Sport

Vieri i mahnitur pas Interit: Superskuadër këtë vit, Lautaro është bërë i pandalshëm

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kristian Vieri këtë vit ka vetëm elozhe për Interin. Ish-bomberi i zikaltërve, nuk ka ngurruar të kritikojë shpesh skuadrën në vitet e kaluara, por këtë radhë mendon se Inzagi ka në dispozicion një përbërje shumë të fortë futbollistësh.

vieri-1-scaled-e1592221803973

Duke folur për “Bobo TV”, ai ka theksuar se skuadra tani është në formë të shkëlqyer dhe ka alternativat e duhura për të qenë pretendente.

“Turam më pëlqeu shumë, ka luajtur shumë mirë dhe është gjithmonë i pranishëm në manovër. Arrin të dialogojë shumë mirë me të gjithë shokët e skuadrës.

Lautaro tashmë është bërë i pandalshëm, skuadra është super e fortë. Dje u çuan 5 lojtarë nga pankina dhe të gjithë janë të fortë, është një superskuadër. Këtë vit e ka nisur shumë mirë. Dimarko jep disa krosime të një cilësie të pabesueshme”, ishin elozhet e Vierit për skuadrën e  Inzagit.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: