• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vieri lartëson Interin

31/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit, ka folur për “Sky Sport”, gjatë drekës së organizuar nga Serie A, ish-sulmuesi zikaltër Bobo Vieri. Ja komentet e tij për ndeshjen e mbrëmjes së sotme:

“Pres një 0-0, një ndeshje të ekuilibruar mes dy skuadrave shumë të mëdha.

Jo, jo, po bëj shaka… Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur, argëtuese dhe me disa gola.

Kush do të jetë vendimtar? Nuk e them dot, nuk dua t’i ndjell ters askujt.

Le të themi që sulmet e të dyja skuadrave janë shumë të fortë, shpresoj që të jenë ato që do të bëjnë diferencën”.

Përsëri për Interin: “Dy finale në tri vite, Interi është shumë i fortë. Inzaghi ka qenë shumë i rëndësishëm, ashtu si lojtarët.

Mbi të gjitha drejtuesit, që kanë bërë blerje të arsyeshme, duke i mundësuar trajnerit të ketë një grup të plotë, me nag dy lojtarë për çdo rol.

Puna e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Të arrihen 2 finale Champions-i në 3 vite vite nuk është e lehtë, sidomos përballë skuadrave që shpenzojnë qindra, miliona çdo vit”.

Pse duhet të qëndrojë Simone Inzaghi tek Interi: “Po ku duhet të shkojë? Në Arabinë Saudite? Jo, jo, të rrijë edhe pak me ne dhe pastaj pas 10-15 vitesh të shkojë të marrë plaçkën (milionat) atje…”

Next Post

Xabi Alonso i drejtohet bordit të Realit me një kërkesë të rëndësishme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.