Christian Vieri ka lavdëruar punën e Interit përpara finales së Kupës së Italisë në “Olimpico”. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi zikaltër vlerësoi drejtuesit dhe projektin teknik të klubit kampion të Italisë: “Deri tani, Giuseppe Marotta, Piero Ausilio dhe Baccin kanë bërë një merkato për notën 10. Pres edhe ndonjë goditje tjetër si ajo e Akanji, që u mor për pak para dhe stabilizoi mbrojtjen”.
Ai vlerësoi edhe punën e trajnerit Cristian Chivu: “Merita e tij është në aspektin psikologjik dhe teknik, sepse ka ndërtuar një makinë golash që luan sërish futbollin më të bukur në Serie A”.
Vieri, duke folur për Lautaro Martínez, u shpreh optimist për vendin e tij në histori: “Mund të bëhet golashënuesi më i madh i të gjitha kohërave tek Interi. Do të kalojë Altobellin dhe pse jo, edhe Giuseppe Meazza”.