• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vijojnë dëmtimet, FIFA gati të paguajë deri në 7.5 milionë euro. Rastet më të fundit kanë shtuar alarmin mes klubeve

21/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gavi nuk do të shohë fushën deri në fund të sezonit, por ngushëllimi i vetëm i vogël është se Barcelona do të fitojë diçka. Bëhet fjalë për dëmshpërblimin që me të drejtë i takon të gjitha atyre klubeve që janë të detyruar të heqin dorë nga lojtarët e tyre pas një dëmtimi duke luajtur për kombëtaret e vendeve përkatëse.

IC

Gavi mund të mungojë deri në 9 muaj dhe duket se Barcelona është shumë e zhgënjyer, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle. Sidomos sepse Spanja tashmë ishte kualifikuar dhe ndeshja kundër Gjeorgjisë nuk llogaritej për asgjë.

PAGESA NGA FIFA – Barcelona pritet të marrë një kompensim të konsiderueshëm falë “Programit të Mbrojtjes së Klubit”, i cili është një politikë sigurimi e përcaktuar midis FIFA-s dhe klubeve të futbollit që mbulon rrezikun e lëndimit të lojtarëve gjatë ndeshjeve me ekipet kombëtare. Ky program hyri në fuqi në vitin 2012, para Kampionatit Evropian në Ukrainë dhe Poloni.

Sipas kontratës, marrëveshja kompenson ekipet e futbollit deri në një maksimum prej 7.5 milionë euro për lojtar për dëmtim. Maksimumi prej 7.5 milionë është llogaritur në bazë të një norme ditore të kompensimit deri në 20,548 euro, që paguhet për një maksimum prej 365 ditë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria U-17 arrin fitore prestigji ndaj Malit të Zi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.