Monday, 19. January 2026
Sport

Viktor Osimhen do të largohet nga Napoli në fundin e sezonit, Konte i vë kusht De Laurentisit që të blejë sulmuesin e Çelsit

GS 26/05/2024 1 Min. Lesezeit

“Sportmediaset” , duke raportuar për negociatat mes Napolit dhe Antonio Kontes , fokusohet edhe te qendërsulmuesi i së ardhmes për napolitanët, sepse Viktor Osimhen do t’i thotë lamtumirë në fund të sezonit, siç ishte rënë dakord në dhjetor. Portali shkruan se në projektet e trajnerit është edhe Romelu Lukaku.

VERNER LUKAKU

Sulmuesi që kaloi vitin e fundit te Roma, por që do të rikthehet te Çelsi në korrik, mund të jetë një kusht, ne rast negociatash të italianëve me londinezët në lidhje me Osimhen, pasi këta të fundit kanë shprehur interes për Nigerianit.

Premier Liga është destinacioni i preferuar për qendërsulmuesin, por ekziston edhe tregu në Arabinë Saudite.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: