• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Viktoria Plzen merr kryesimin e grupit C, para ndeshjes Ballkani – Dinamo

05/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Viktoria Plzen ka arritur ta mposht FC Astana për të marr kryesimin e Grupit C, ku gjendet edhe Ballkani.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës ka përfunduar me rezultat 1:2, transmeton Lajmi.net.

  

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pasi skuadrat nuk arritën të gjenin golin pavarësisht rasteve.

Derisa, në pjesën e dytë ishin vendasit që zhbllokuan rezultatin me anë të Marin Tomasovit.

Por, Plzen arriti ta përmbys rezultatin.

Fillimisht ishte Tomas Chory që barazoi shifrat, derisa Lukas Kalvach e vulosi fitoren e mysafirëve.

Për Viktoria Plezen kjo është fitorja e dytë në grup, pasi arriti ta mposht edhe Ballkanin me rezultat 1:0.

Viktoria Plezen tani gjendet në vendin e parë në grupin C me gjashtë pikë të grumbulluara, e ndjekuar nga Dinamo Zagreb.

Skuadra nga Suhareka është në vendin e tretë dhe në kërkim të pikëve të para, kurse Astana janë të fundit. /Lajmi.net/

 

  

  


Next Post

Chelsea po planifikon t’ia rinovojë kontratën mesfushorit anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.