Me transferimin e “fantazistit” nigerian të Villarreal, Samuel Chukwueze drejt “kuqezinjve” të Milan, “nëndetëset e verdha” spanjole duhet të mendonin për afrimin e një tjetër lojtari në sulm, por mesa duket nuk kanë patur fare nevojë të presin dhe ditën e sotme kanë njoftuar afrimin e tyre më të ri.
Bëhet fjalë, për “bomberin” norvegjez të Real Sociedad, Alexander Sorloth, me 27-vjeçarin, i cili pasditen e sotme ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare me skuadrën e Villarreal, me këta të fundit që derdhën 10 milionë euro në arkat e Sociedad për “vikingun”.
Sorloth shihej nga bordi i Villarreal, si një përforcim i rëndësishëm në repartin e sulmit, pas largimit të Chukwueze, teksa kujtojmë se sezonine shkuar norvegjezi ka arritur të shënojë plot 16 gola e të dhurojë 4 asistime, në 45 përballjet e zhvilluara për Real Sociedad.