Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Villarrealit me rezultat 3:1, në kuadër të javës së tetë të La Ligas.
Protagonist në këtë sukses ishin Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola, dhe ylli francez Kylian Mbappé, që shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër, për Villarrealin realizoi Mikautadze, por kjo nuk mjaftoi për t’i shmangur humbjen.
Situata për mysafirët u bë edhe më e vështirë pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit Mourino, që e la skuadrën me një lojtar më pak.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ngjitet në krye të tabelës me 21 pikë, dy më shumë se rivali i përjetshëm, Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar./lajmi.net/