Monday, 2. November 2026
Futboll

Vinicius, gjithnjë e më shumë në shënjestër: “Ekziston rreziku që të prishë ekuilibrat e Realit”

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi po funksionon gjithnjë e më mirë pa Vinicius Junior. Skuadra e José Mourinhos regjistroi një tjetër paraqitje bindëse ndaj Racing Santander, ndërsa braziliani po vuan pezullimin me 4 ndeshje. Në mungesë të tij, Yan Diomande po fiton terren, me 4 gola dhe 4 asistime.

Alfredo Relaño, në “El Partidazo de COPE”, ngriti pikëpyetje për rikthimin e Vinicius: “Të gjithë e kemi në mendje rrezikun nëse Vinicius do ta prishë formulën që po funksionon. Gjithçka duket se po përshtatet dhe lojtarët po japin maksimumin”.

Tomás Roncero shkoi më tej, duke vendosur edhe një çmim për brazilianin: “Do ta shisja vetëm nëse ai dëshiron të largohet. Në atë rast, do të kërkoja 150 milionë euro”.

Ndërkohë, Mourinho u shpreh: “E dua shumë Vinicius dhe kam nevojë për të. Dua që pezullimi të përfundojë, por nuk them as se do të jetë titullar kur të kthehet, as se është problem. Kam një skuadër shumë të mirë, por jo një formacion të pandryshueshëm”.

Teilen: