Tuesday, 24. March 2026
Sport

Vinicius Jr e ka thënë në dhomën e zhveshjes së Madridit

GS 13/08/2023 2 Min. Lesezeit

Manchester City është me nxitim: për të zëvendësuar Kevin De Bruyne Pep Guardiola dëshiron vetëm Lucas Paquetà.

Në momentin që West Ham ka refuzuar ofertën e parë prej 70 milionë sterlina për ish-futbollistin e Milanit dhe Lyon, çekiçët kanë njoftuar se do të nevojiten të paktën 90 milionë sterlina për të kaluar te tymi i bardhë.

Qytetarët, megjithatë, nuk e lëshojnë dhe do të tentojnë një sulm të ri në ditët në vijim. Siç raporton Talksport, prioriteti i kampionëve në fuqi të Evropës është që të arrijnë sa më shpejt te braziliani për të shkuar dhe për të mbuluar një rol themelor në tabelën e shahut të menaxherit katalanas.

Sakaq, portali “Defensa Central” ka njoftuar nje prapaskene. Vini Jr i ka treguar shokeve te ekipit te Reali se me gjithe deshiren e tij per te sjelle Paqueta te Reali, ai do te firmose me Manchester City per 6 vite dhe tarifa e blerjes do te jete thuajse 120 mln euro.

Futbollisti i Real Madridit dëshironte të luante përkrah mikut të tij në Bernabeu. Skuadra blancos nuk do të kishte paguar kurrë një shumë të tillë për Paquetá-n dhe ai është gjithashtu një lojtar për të cilin Florentino Pérez nuk është interesuar asnjëherë, megjithëse Vini e kishte ëndërruar ardhjen e tij.

Teilen: