• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vinicius Jr kërkon dënimin e Atletico Madridit nga UEFA, u fye në baza racore nga tifozët

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr ka denoncuar thirrjet raciste të tifozëve të Atletico Madridit gjatë ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Atletico Madridit ishin në ekstazë duke kërkuar golin e fitores së ekipit të tyre ndaj Interit, saqë përfunduan duke u shndërruar në një imazh të neveritshëm.

Disa tifozë bënë thirrje raciste kundër Vinicius Jr në periferi të Civitas Metropolitano, në një ndeshje në të cilën braziliani nuk merrte pjesë.

“Ale, ale, ale, shimpanze Vinicius”, ishin thirrjet e tifozëve të Atleticos, të cilat Vinicius Jr i denoncoi duke i postuar në profilin e tij privat në platformën X.

“Shpresoj se keni menduar tashmë për dënimin e tyre. Është një realitet i trishtë që ndodh edhe në ndeshjet ku nuk jam prezent!”, ka shkruar Vinicius duke etiketuar faqet zyrtare të UEFA-s dhe Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, sulmuesi brazilian është fyer në baza racore edhe nga tifozët e Valencias, ku më pas është ndëshkuar me të kuq pas protestave të tij.

Next Post

PSG kërkon sulmuesin e “Djajve të Kuq”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.