Friday, 13. February 2026
Sport

Vinicius Junior: A duhet të qëndrojë Ancelotti?

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Pas eliminimit në gjysmëfinale të Champions League, ku u mundën me rezultatin e përgjithshëm 5-1 nga Manchester City, te Real Madrid tashmë po vihet në pikëpyetje e ardhmja, më saktë ajo e trajnerit Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes të së mërkurë, sulmuesi i madrilenëve, Vinicius Junior është pyetur nëse tekniku duhet të qëndrojë në krye të stolit të “Los Blancos”.

Braziliani u shpreh i qartë në mendimin e tij dhe theksoi se Ancelotti duhet të vazhdojë të jetë trajneri i Real Madrid.

“Sigurisht që ai duhet të qëndrojë dhe të vazhdojë të jetë trajner i Realit. Sigurisht.”-tha Vinicius Junior..

Teilen: