Bisedimet për rinovimin e kontratës së Vinícius Júnior me Real Madridin janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e lojtarit nuk janë të kënaqur me ofertën e klubit.
Vinícius ka kontratë deri në qershor 2027 dhe fiton rreth 17 milionë euro në vit. Ai kërkon 20 milionë fikse + bonuse deri në 30 milionë, por Real Madridi ofroi vetëm 20 milionë pa bonuse.
Për momentin, agjentët e tij kanë vendosur të presin dhe të shohin planet e trajnerit Xabi Alonso për sezonin 2025-26, përpara se të marrin një vendim.
Ndërkohë, interesi nga klubet saudite është ftohur dhe nuk ka më kontakte me ta. Vinícius pati një sezon të paqëndrueshëm, me 11 gola në 30 ndeshje të LaLigës, dhe Madridi nuk fitoi asnjë trofe madhor./ATVLIVE.TV